Në mes të tensioneve në marrëdhëniet Iran-SHBA për shkak të sanksioneve gjithëpërfshirëse amerikane të vendosura pas tërheqjes së Uashingtonit nga të ashtuquajturat.
Marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore, autoritetet në Teheran njoftuan sot se ka filluar ndërtimi i një termocentrali të ri bërthamor në jugperëndim të vendit, njoftoi televizioni shtetëror iranian, transmeton Fol Drejt.
Njoftimi vjen pasi Irani tronditet nga demonstratat kundër regjimit të shkaktuara nga vdekja e një gruaje të re iraniane në paraburgim nga policia, protesta që kanë paraqitur një sfidë serioze për qeverinë konservatore, teokratike të Iranit.
Në një raport të televizionit shtetëror thuhet se ndërtimi i këtij impianti të ri bërthamor, i quajtur Karun, me një kapacitet prej 300 megavat, do të zgjasë tetë vjet dhe rreth dy miliardë dollarë./FolDrejt/