Irani tha përsëri të hënën se nuk i kishte dhënë Rusisë drone për t’i përdorur në Ukrainë, sipas The Guardian.
“Lajmet e publikuara se Irani i ofron Rusisë dronë kanë ambicie politike dhe qarkullojnë nga burime perëndimore. Ne nuk kemi ofruar armatime për asnjërën anë të vendeve në luftë,” raporton Reuters, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, gjatë një konference javore për shtyp./FolDrejt/