Ish presidenti, ministri i ekonomisë dhe Këshilltari Federal në Zvicër, Johann Schneider-Ammann (66, FDP) ka refuzuar rrogën prej 220 mijë frangash në vit që e përfiton secili ish kryetar në Zvicër, shkruajnë mediat helvete si blick.ch.
“Unë nuk do varfërohem nga tërheqja e marrjes së asaj rroge,” tha 66 vjeçari, përcjell foldrejt.com.
Ky nuk është shembull i rallë në politikën zvicerane.
Kur në vitin 2008 politikani zviceran Ueli Maurer u zgjodh ministër i Mbrojtjes, ai refuzoi të blejë veturë zyrtare. S’dua as Mercedes, as Audi, tha ai. Dhe shtoi se do ta mbante veturën e tij private, një Subaru Legacy. Këtë tip veture disa humoristë zviceranë e quajnë “Porsche për katundarë”. Sidoqoftë, Maurer kishte deklaruar atëbotë se do të ishte e papërgjegjshme të ngarkohej buxheti i Zvicrës me 100 mijë franga. Përndryshe buxheti i Zvicrës për vitin 2014 parashihte të hyra prej 66 miliardë franga (rreth 49 miliardë euro). Buxheti i Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë është rreth 2 miliardë euro. Domethënë 25 herë më i ulët se buxheti i Zvicrës.
Morali i këtyre rrëfimive: S’ka moral! Deputeët tanë, ish kryetarët, ish ministrat le të blejnë vetura! Vazhdoni, sepse e keni gjetur popullin zemërgjerë. Vazhdoni të digjni nga 40, 50, 60, 70 apo 80 mijë euro për xhipa të Gjermanisë./Foldrejt.com