Ish-punonjësit e Twitter-it, të cilët u pushuan nga puna pas ardhjes së miliarderit dhe pronarit të kompanisë Tesla, Elon Musk në krye të Twitter, do të duhet të kërkojnë drejtësi përmes padive individuale, ndërkohë që është hedhur poshtë mundësia e një padie në grup.
Pesë ish-punonjës ngritën një padi kolektive kundër kompanisë për dështimin për t’u njoftuar me kohë për pushimet nga puna, por gjykatësi i qarkut të SHBA për Distriktin Verior të Kalifornisë, James Donato, vendosi dje të ndalonte de facto padinë në grup.
Vendimi bazohet në përmbajtjen e kontratës që ish-punonjësit kanë nënshkruar më parë me Twitter, raporton Reuters./FolDrejt/