Ishulli i paqësorit jugor, Kaledonia e Re (fr: Nouvelle-Calédonie) ka votuar kundër pavarësisë nga Franca. Në referendumin e mbajtur të dielën, 57 përqind votuan kundër, kurse 43 përqind ishin pro pavarësisë, shkruan kulturorja gjermane“Die Zeit”.
Kjo do të thotë se ishulli i oqeanit Pacifik mbetet pjesë e Francës. Presidenti francez Emmanuel Macron foli për një “etapë historike” dhe tha se është “krenar, që shumica e banorëve të Kaledonisë votuan për Francën”.
Ishulli ka 270 mijë banorë, ndërsa prej vitesh disa politikanë kishin kërkuar të pavarësohen prej Francës, e cila e pushtoi në 1853 dhe fillimisht e përdorte si strehë për të burgosurit, përcjell foldrejt.com.
Rezultati mund të shqetësojë banorët vendas, që tashmë përbëjnë 40 përqind të popullatës dhe kryesisht ishin pro pavarësisë. Gjithsesi Macron u sqaroi atyre se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut: “Rroftë Kaledonia e Re. Rroftë Republika. Rroftë Franca”.
Disa banorë të zhgënjyer nga rezultati kanë djegur disa automjete.