Policia italiane arrestoi 56 persona të dyshuar si pjesë e organizatës mafioze ‘Ndrangheta’ dhe akuzohen për vepra të shumta kriminale, ndaj përveç dhunës ka edhe korrupsion, zhvatje, mashtrim, rrëmbim.
Njësia speciale e policisë së qytetit Catanzaro mori pjesë në operacion dhe gjykatësi i qarkut nga ai qytet mori masat ndëshkuese, njoftoi ANSA, përcjell Fol Drejt.
Aksioni u krye në Kalabri, kryesisht në Vibo Valentia, Catanzaro dhe Reggio Calabria, por edhe në të gjithë vendin – në Parma, Milano, Palermo, Benevento, Avellino./FolDrejt/