Në moshën 62 vjeçare një italiane në Romë solli në jetë një vajzë. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, thanë mjekët të mërkurën. Vajza peshon 3.2 kilogram, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në mediat italiane.
Nëna, një ndihmësmjeke e pa martuar, kishte mbetur shtatzane përmes nënshtrimit të një inseminimit artificial në Shqipëri, njoftoi media italiane.
Italia por edhe Europa në përgjithësi vuajnë nga numri i vogël i lindjeve: 1.39 lindje për grua. Shumica e italianeve bëhen nëna në moshën 40 vjeçare./Foldrejt.com