Izraeli ka lavdëruar vendimin e autoriteteve shqiptare për të dëbuar ambasadorin iranian nga vendi. Kjo u komentua nga kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanjahu.
“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dëboi ambasadorin iranian nga Tirana. Duke vepruar kështu, Kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit iranian radikal islamik – që planifikimi i sulmeve terroriste ka një kosto.
Izraeli qëndron me Shqipërinë si qëndron me çdo vend që e sheh regjimin iranian për atë që është: kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në botë “, tha Netanyahu në Twitter. / IBNA