Ushtarët shia të Hisbollahut të cilët kanë grumbulluar përvojë luftarake në Siri – në formë paralele kanë ndërtuar edhe tunele nëntokësore mes kufirit izraelito-libanes, shkruajnë mediat ndërkombëtare si “Der Spiegel”.
Armata e shtetit hebre është alarmuar, kurse kryeministri Benjamin Natanjahu po e përdor çështjen politikisht, përcjell foldrejt.com.
Ministri i jashtëm amerikan Mike Pompeo, i cili ka udhëtuar drejt Brukselit për t’u takuar me kolegët e tij në NATO dhe për të biseduar tensionimin e situatës në Ukrainë, ka pasur një takim të rëndësishëm të hënën mbrëma edhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu, dhe shefin e Mosag, Yossi Cohen. Këta të fundit kanë biseduar për sigurinë në Izraelin verior dhe eliminimin e mundshëm të Hesbollahut, të cilët mbështeten nga Irani. Vetëm pas këtij takimi, ushtria izraelite filloi me shkatërrimin e disa tuneleve që janë gjetur në kufirin e saj me Libanin.
Hesbollahu kishte një konflikt të armatosur me Izraelin në 2006, ku mbetën të vrarë dhjetëra ushtarë izraelitë.