Ushtria Izraelite ka sulmuar me rakate kryeqytetin sirian Damask, mëngjesin e së hënës, ku janë vrarë sëpaku 11 persona – mes tyre dy sirianë dhe nëntë ushtarë të njësisë speciale iraniane.
Raketat kanë shpërthyer pranë aeroportit të Damaskut.
Përherë të parë sulmin e ka marrë përsipër edhe ushtria izraelite – sipas së cilës – “ka sulmuar forcat iraniane të njësisë Kuds në territorin sirian” dhe i ka bërë thirrje Sirisë që të “shmang aktivitetet ushtarake te forcat izraelite ose në territorin” e saj.
Siria momentalisht kontrollohet në shumicën e pjesëve të saj nga Rusia dhe Irani në jug, kurse një pjesë e vogël e veriut kontrollohet nga Turqia dhe kurdët komunistë.
Izraeli ka theksuar disa herë se nuk është kundër diktatorit sirian Bashar Al Assad, por kundër forcave iraniane pranë Sirisë./Foldrejt.com