Ka kohë që po komentohet fotografia e Presidentit Thaçi dhe mbishkrimi i fotografisë për krasitjen e pemëve.
Presidenti tha se në politikë ka raste kur përdoren metafora të tilla, por rrëzimi i qeverisë nuk ka pasur lidhje me cështjen e mbishkrimit të fotografisë që postoi ditë më parë në Facebook, shkruan Foldrejt.com
“Në politikë përdoren ndonjëherë metaforat, por mund të përdoren nga të tjerët, s’ka kurrgjë lidhje me çështjen e krasitjes së pipave. Unë kam qenë në fshat, vëllai im ka qenë duke punuar, unë i kam ndihmuar, kjo ka qenë e gjitha”, tha presidenti Thaçi.