Personi i cili ka fotografuar ish kryeministrin Nikola Gruevski duke bërë shoping në Budapesht të Hungarisë është Daniel Nolan, përndryshe gazetar në “The Guardian”.
Gruevski është fotografuar nga Nolan në qendrën e Budapestit, duke ecur drejt një tezgë për ture turistike “Hop On – Hop Of”. Fotografia është përpara butikut “Retrok” afër stacionit të metros “Deak Ferenc” dhe parkut “Erzhebet” në Peshtë, gjegjësisht në klubin e natës “Akuarium”.
Gruevski ka përfituar azil politik në Hungari./Foldrejt.com