Shteti i Zvicrës në fundin e 2018-tës ka pasur 8.544.527 banorë, kurse prej tyre rreth një e katërta kanë qenë me origjinë të huaj ose 25.1 përqind. Ngjashëm si Hollanda, edhe Zvicra ka prezencë të dendur të të huajve, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te nzz.ch. Për krahasim, në 1970 Zvicra kishte 6.3 milionë banorë, prej të cilëve rreth një milion (ose 15 përqind) ishin të huaj.
Kur jemi te banorët e huaj, numri më i madh i tyre vjen nga Italia (15 përqind), kjo ndikuar edhe nga emigrimi i viteve të fundit, ndjekur më pas nga gjermanët (14.3 përqind) dhe portugezët (12.3 përqind). Francezët përbëjnë 6.3% të të huajve në Zvicër, duke u rënditur të katërtit dhe duke treguar se shumica e të huajve vijnë nga vendet europiane. Më pas, te pestit janë kosovarët me 5.2%. Më pas vijnë spanjollët 3.9 përqind, turqit (3.2) dhe serbët (3 përqind).
Pra sipas kësaj statistike 110 mijë kosovarë kanë pasaportë zvicerane. Por kjo shifër është shumë më e madhe, duke pasur parasysh se në fillim kosovarët kanë shkuar me pasaportë jugosllave.
Një statistike tjetër interesante është se çdo i dyti person në Zvicër kalon moshën 85 vjeçare./Foldrejt.com