Bota është rrethuar me vështirësi nga virusi Covid19, kurse shumë firma farmaceutike kanë nxjerë vaksinën e tyre. Pavarësisht efektivitetit të tyre për të imunizuar trupin e njeriut nga korona, ata kanë dallime edhe në çmimet e tregut, informon foldrejt.com.
Sipas një infografiku të mbështetur nga të dhënat e FT, Reuters, ministrisë së shëndetësisë ruse dhe CNBS, rezulton që vaksina më e shtrenjtë kundër Covid19 është mRNA-1273 e firmës amerikane Moderna – plot 37 dollarë për një dozë. Më pas ndiqet nga vaksina kineze CoronaVac me plot 30 dollarë për dozë.
Vaksina më e njohur e botës dhe që do e marrin kryesisht europianët BNT162b2 e Pfizer dhe Biontech kushton 20 dollarë (efikasiteti mbi 90 përqind). Më lirë është vaksina ruse Sputnik dhe Johnson (amerikano-belge) me 10 dollarë.
Në fund të listës ndodhet vaksina e Universitetit të Oksfordit AstraZeneca me 4 dollarë për dozë. Por edhe efikasiteti i kësaj të fundit është më i ulët me rreth 70 përqind.
Efikasiteti më i lartë i luftimit të Covid19 është i Moderna (95%), andaj ndoshta kushton edhe më shtrenjtë, kurse të dhënat për vaksinën ruse dhe kineze rreth efikasitetit janë ‘variabile’./Foldrejt.com