Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmike, dhe të japë një paralajmërim për popullatën “duke i dhënë” disa sekonda kohë që mund të jenë jetike për t’u mbrojtur nga pasojat e mundshme.
Ky është projekti ambicioz i njoftuar së fundmi nga kompania Google, dhe që e ka nxitur komunitetin shkencor të diskutojë që tani mbi efektivitetin e tij.
Vlen të kujtohet se disa sisteme që “gjurmojnë” tërmetet dhe që japin alarmin ekzistojnëtashmë. Më i famshmi është ShakeAlert, aktiv në shtetet amerikane të Kalifornisë, Oregonit dhe së shpejti Uashingtonit, i cili bazohet tek të dhënat e mbledhura nga një rrjet sizmografësh të shpërndarë në të gjithë SHBA-në.
Sistemi regjistron valët e para goditëse që ndodhin zakonisht gjatë këtyre ngjarjeve sizmike, madje edhe para se të arrijnë një distancë të caktuar (mos harroni se këto valë udhëtojnë me shpejtësi 3-10 km në sekondë), Dhe ai jep një alarm tek popullsia lokale (përmes sirenave, mesazheve në celularë), dhe kjo ndodh vetëm disa sekonda para mbërritjes së valës sizmike.
Sa sekonda? Kjo varet nga distanca e epiqendrës, natyra e terrenit, lloji i valëve sizmike që përhapen. Në çdo rast, rezultati është që në shumë raste popullata ka një shans më të madh të sigurojë vetveten dhe të përfshihet në sjellje vetëmbrojtëse. Një sistem i ngjashëm ekziston aktualisht në Japoni.