Policia japoneze ka nisur një gjueti për personin që dërgoi kërcënime me bombë në adresën e disa qindra shkollave, si pasojë e të cilave institucionet arsimore u mbyllën për një kohë të shkurtër.
Kërcënimet u dërguan përmes makinave të faksit në shkollat e mesme dhe universitetet në fillim të kësaj jave nga një numër telefoni i regjistruar në Tokio, raportoi BBC, përcjell Fol Drejt.
Asnjë mjet shpërthyes nuk u gjet në shkolla dhe nuk kishte raportime për një sulm ndaj nxënësve dhe stafit, tha policia./FolDrejt/