Ministria e Shëndetësisë sot ka pranuar pjesën e dytë të pajisjeve moderne mjekësore të prodhuara në Japoni, 7 monitor shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile.
Ky donacion është dhuruar nga Qeveria e Japonisë.
Pas mbërritjes së këtyre pajisjeve, marrëveshja për dhënien e pajisjeve e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë.
Vlera totale e donacionit kap shumën 810,000 euro.
Donacioni do të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë përballë COVID-19 duke siguruar pajisje për institucionet spitalore në mënyrë që të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për pacientët.