Japonia ka vendosur raketa Patriot (PAC-3) në ishullin Miyako në zonën afër Ngushticës së Tajvanit dhe në jugperëndim të vendit.
Kryesekretari i kabinetit, Hirokazu Matsuno tha se Forcat e Vetëmbrojtjes Ajrore të Japonisë (ASDF) kanë vendosur raketa Patriot në ishullin Miyako në provincën ishullore të lidhur me Okinawa-n, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Matsuno tha se raketat e vendosura janë për të garantuar sigurinë kombëtare dhe se do të vendosin në objektiv raketat e mundshme balistike me rreze të gjatë të Koresë së Veriut.
Sipas informacioneve në shtypin kombëtar, raketat PAC-3 janë vendosur edhe në ishujt Ishigaki dhe Yonaguni që ndodhen në të njëjtën zonë.
Ishujt Miyako, Yonaguni dhe Ishigaki të lidhur me rajonin Okinawa në jugperëndim të vendit, njihen si zona më e afërt e vendit me Ngushticën e Tajvanit./FolDrejt/