Shtatë vende evropiane shkojnë në kutitë e votimit të dielën dhe zgjedhjet do të mbahen në Finlandë, Bullgari, Mal të Zi, Andorra, Zvicër, Itali dhe katër zona elektorale franceze.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Finlandë të dielën, dhe rezultati do të përcaktojë të ardhmen politike të kryeministres Sanna Marin, transmeton Euraktiv, përcjell Fol Drejt.
Sondazhet aktuale, të kryera nga “Europ elects”, tregojnë se në Finlandë një koalicion prej pesë partish, në të cilin është Marin, dhe që përbëhet nga Partia Social Demokrate (SDP), Partia e Qendrës (Kesk), të Gjelbërit (Vihr), E majta (Vas) dhe Partia Popullore Suedeze (SFP) liberale, me shumë gjasa të ruajnë shumicën./FolDrejt/