Brenda javëve vijuese pritet të hapen restorantet dhe kafiteritë në Zvicër, por kjo do saktësohet ditëve vijuese, ku do shihet trendi i infektimeve të reja me Kovid19, informon foldrejt.com, duke u bazuar te blick.ch.
“Por kjo varet nga mënyra se si zhvillohet situata”, ka saktësuar ministri i ekonomisë, Guy Parmelin
Me siguri është e rëndësishme që njerëzit të jenë në gjendje të punojnë përsëri dhe të dalin jashtë. Nuk duhet të nënvlerësohen as problemet psikologjike të izolimit ose frikës për fatin e ndërmarrjeve ku punojmë.
Megjithatë Parmelin pret që kufizimet e shkaktuara nga përhapja e koronavirusit të vazhdojnë për një kohë të gjatë. “Njerëzit dhe bizneset duhet të mësojnë ngapak si të jetojnë me pasojat e krizës së koronavirusit”, ka thënë Parmelin. Kufizimet do të hiqen plotësisht vetëm atëherë kur Zvicra do të ketë një vaksinim efektiv.
Zvicra kështu rënditet te vendet e pakta europiane që kanë menduar rihapjen graduale./Foldrejt.com