Edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, shkruan Fol Drejt.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.
Appreciate the constructive approach and flexibility that resulted in this important agreement between Kosovo and Serbia. The agreement enhances security and advances efforts to normalize relations. https://t.co/cn0ZSaecZ7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 24, 2022