Sakrifica heroike e familjes Jashari, në krye me Komandantin Adem Jashari, duket se ka kapërcyer kufijtë kombëtarë e rajonalë.
Krahas vizitave të panumërta në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, zbulimit të shtatoreve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, emri i Adem Jasharit ka bërë jehonë edhe në Turqi.
Nëpërmjet një fotografie të shpërndarë nga Ardian Muhaj, në lagjen “Bayram Pasha”, një park është emërtuar në nder të Adem Jasharit.
“Vetëm në Turqi… Parku Adem Jashari në lagjen Bayram Pasha, Stamboll…!”, ka shkruar Muhaj, duke e shoqëruar postimin me një fotografi të parkut./FolDrejt/
https://twitter.com/muhaj_ardian/status/1662408832939700224