Ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell ka dhënë dorëheqje. Posti i ti do mbetet vakant nga muaji i ardhshëm. Një vendim i papritur, por jo i fundit në administratën Donald Trump, informon foldrejt.com.
Përherë të parë dorëheqja e Mitschell u bë e ditur nga prestigjiozja Washington Post, sipas të cilit, ky vendim vjen për arsye personale dhe një gjë të tillë ia ka kërkuar edhe sekretarit të jashtëm amerikan Mike Pompeo.
Së fundi Mitschell ishte i angazhuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Poashtu ai ishte edhe mbështetës mjaft i madh i ushtrisë së Kosovës, përcjell foldrejt.com. Ai njihej si mbështetës i madh i Kosovës.
Gjatë vizitës në Serbi, nga Beogradi porositi të zezë mbi të bardhë se “Kosova ka të drejtë të formojë forcat profesionale të cilat do të merren me sigurinë dhe ku do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë ta bllokojë Kosovën drejt zhvillimit të një strukture të tillë.
Atëkohë Mitchell ka thënë po ashtu se SHBA mbështet këtë drejtë të Kosovës./Foldrejt.com