Jetmira Avdili (24) kishte postuar një foto në Instagram me gjestin e shqiponjës dykrenore dhe uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Por kjo ka rezultuar kundër ligjeve helvete, me pasojë ka ardhur deri te shkarkimi i detyrës së saj si ushtare në Zvicër.
“Shqiponja dykrenore i ka dhënë fund karrierës sime si ushtare në Zvicër,” thotë ajo për blick.ch, përcjell foldrejt.com.
24 vjeçarja në foton e Instagramit kishte marrë 20 mijë pëlqime dhe mijëra komente.
Përkundër pezullimit nga puna, Avdili përsëri pozon me gjestin e shqiponjës dykrenore dhe thotë se është krenare që është shqiptare dhe se fotografia nuk ishte diçka kundër Zvicrës, “por për të treguar sesa janë integruar shqiptarët”./Foldrejt.com