Futbollisti i Atléticos dhe kombëtarja portugeze, Joao Felix, mund të luajë në formë huazimi te Arsenali i Londrës deri në fund të sezonit, raporton britanikja “Mirror”.
Drejtuesit e Arsenalit raportohet se janë gati t’i paguajnë Atletico-s një dëmshpërblim prej 13 milionë funtesh për huazimin gjashtëmujor të futbollistit portugez.
Në vitin 2019, Felix (23) mbërriti te Atético nga Benfica për 127 milionë euro, por në klubin madrilen nuk performoi siç pritej. Portugezi luajti 130 ndeshje për Atléticon dhe shënoi 34 gola./FolDrejt/