Presidenti Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker, dyshon në fuqinë udhëheqëse të Rumanisë me Këshillin Europian. Ai këto deklarata i bëri për konservatoren gjermane WELT AM SONNTAG.
“Bukereshti nuk ka koncept të qartë se çfarë do të thotë udhëheqje me shtetet e BE-së”, vijoi Junkcer, përcjell foldrejt.com.
Rumania pritet të udhëheq me BE-në nga 1 janari për gjashtë muaj, një detyrë që kryhet për herë të parë nga ky vend ballkanik, por mbi të gjitha që vuan edhe nga lufta kundër korrupcionit dhe shtetit ligjor.
Në pjesën tjetër të intervistës Juncker ka paralajmëruar edhe mundësinë e largimit të partisë hungareze Fisdesz nga rrjeti i Partive Popullore Europiane, për shkak të politikave populliste dhe anti-liberale të Hungarisë.
“Popullistëve duhet t’u bëhet e qartë se ata vetëm flasim zëshëm por nuk japin zgjidhje konkrete për asnjë problem,” tha në fund ai./Foldrejt.com