Me klube si Leeds United, Arsenal dhe Aston Villa të lidhura me një lëvizje për mesfushorin Weston McKennie, Juventus mund të përfitojë nga ylli i USMNT këtë muaj, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas një raporti nga Tuttomercatoweb, Bianconerët tashmë kanë identifikuar një zëvendësues për 24-vjeçarin, pasi largimi i tij do të lërë një boshllëk të konsiderueshëm në skuadër.
Raportohet se Juve janë të interesuar për lojtarin e Atalantas, Joakim Maehle dhe do ta shtojnë danezin në listën e tyre nëse McKennie largohet. Bardhezinjtë dihet se po kërkojnë përforcime për pozicionin e mbrojtësit të krahut. Maehle do të mund të mbulonte disa pozita sepse ai zakonisht është një mbrojtës i majtë, por mund të luajë edhe në të djathtë. /FolDrejt/