Të hënën mediat angleze shkruanin se Tottenham dhe golashënuesi më i mirë i klubit, Harry Kane, kanë hapur negociatat për vazhdimin e kontratës së përfaqësuesit anglez.
Kontrata aktuale e Kane skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe siç raportojnë shumica e mediave, dhe ndryshe nga raportimet e mëparshme në gazetat angleze, shanset që Kane të qëndrojë në Tottenham janë shumë më të mëdha se sa të largohet. Së paku kohët e fundit, më shpesh është përmendur largimi i tij i mundshëm te Bayern Munich dhe Manchester United. Megjithatë, më herët ai u soll në kontekstin e një vazhdimi të mundshëm të karrierës së tij në Real Madrid.
Kane e kaloi të gjithë karrierën e tij të futbollit në Tottenham, ku ndoqi fillimisht shkollën e futbollit nga 2004 deri në 2011. Sulmuesi 29-vjeçar ka qenë anëtar i ekipit të parë që nga viti 2011, me periudha të shkurtra huazimi në Leyton, Millwall, Norwich dhe Leicester.
Ai luajti gjithsej 299 ndeshje për Tottenhamin në Premier League dhe shënoi 198 gola. Për momentin me 15 gola është golashënuesi i dytë në ligë, norvegjezi Haaland është i pari me dhjetë gola më shumë./FolDrejt/