“Këtë javë fillova të flas për përvojën time të rritjes në luftë dhe pasojat e qëndrueshme që pati për mua. Sot ka edhe fëmijë në mbarë botën që, si unë, rriten në luftë, uri, varfëri dhe rrezik të vazhdueshëm nga sëmundjet”, tha Tedros.
Organi më i lartë vendimmarrës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Asambleja e OBSh-së, përfundoi seancën e 75-të të rregullt vjetore në Gjenevë, pas së cilës delegatëve iu drejtua Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, transmeton Fol Drejt.
Në fjalën e tij përmbyllëse, Tedros Gebrejesus vuri në dukje se çdo vit më shumë se pesë milionë fëmijë në mbarë botën ose nuk i mbijetojnë lindjes së tyre ose vdesin para ditëlindjes së tyre të pestë nga sëmundje të parandalueshme./FolDrejt/