Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e tij për Oliver Ivanoviq në 5-vjetorin e vrasjes së tij.
Në foltoren e Kuvendit, Kadrijaj e ka cilësuar si pafytyrësi dhe krim ndaj historisë deklaratën e kryeministrit Kurti, teksa ka kërkuar nga ai tërheqjen e kësaj deklarate dhe kërkimfalje për familjet e viktimave.
“Cilësimi i Ivanoviqit si person që punoi për një Kosovë shumëetnike është pafytyrësi dhe krim ndaj historisë dhe familjeve të viktimave. Nëse pak do të kishit dinjitet, ky kryeministër do të duhej që të paktën ta tërheqë atë deklaratë dhe t’u kërkojë falje familjeve të viktimave që kanë pësuar”, tha Kadrijaj nga foltorja e Kuvendit./FolDrejt/