Në fillim të këtij muaji qeveria e Kanadës ndaloi eksportin e armëve në Turqi me preteksin se teknologjia e saj përdoret në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, duke nënkuptuar dronët supermodernë turq që po korrin sukses në luftën e Sirisë, Libisë dhe kundër Armenisë, informon foldrejt.com. Poashtu, edhe Austria ndaloi eksportin e disa motorëve, që turqit i përdorin në dronët e tyre.
Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ushtrisë turke, ku theksojnë se “pavarësisht embargove, industria e mbrojtjes po vijon sipas planeve,” përcjell foldrejt.com.
Si të mos përfundojë çështja deri këtu, të enjten është bërë e ditur se motorët turq do prodhohen me sasi të madhe dhe do përdoren për dronët e rinj TB3 e Akinci.
Momentalisht, falë dronëve që tashmë janë blerë edhe nga shtetet tjera mike të Turqisë, pesë firma turke ndodhen në Top 100 kompanitë botërore të mbrojtjes – ASELSAN, TAI, STM, Roketsan dhe BMC./Foldrejt.com