Sot, Kanadaja vendosi sanksione kundër 38 individëve dhe 16 subjekteve “që marrin pjesë në përhapjen e dezinformatave dhe propagandës ruse”.
Lista e sanksionuar përfshin, ndër të tjera, grupin shtetëror rus të mediave MIA Rasiya Sivodnya, si dhe këngëtarin Nikolay Viktorovich Baskov, i cili mori pjesë në një koncert pro-luftës në Moskë, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kanadasë. raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.