Kanadaja po vendos sanksione ndaj oligarkëve, biznesmenëve dhe politikanëve moldavë për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë, në mënyrë që të parandalojë përpjekjet e supozuara ruse për të destabilizuar rajonin, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme kanadeze.
Sanksionet kanë për qëllim shtatë individë, si dhe partinë opozitare pro-ruse Shore, raportoi Reuters.
Midis personave të sanksionuar janë kreu i partisë Shor, biznesmeni në mërgim Ilan Shor, ish-deputeti i parlamentit moldav Vladimir Plahotniuc dhe biznesmeni Veceslav Platon./FolDrejt/