Ekonomia kanadeze regjistroi një tkurrje prej 5,4% në vitin 2020, për shkak të ndikimit të pandemisë, rënia më e keqe në të paktën 60 vjet, sipas raportit të Institutit kanadez të Statistikave.
“Rënia e PBB-së në vitin 2020 përfaqëson rënien më të theksuar vjetore, që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave tremujore në vitin 1961″, theksoi “Statistics Canada”.
Për vitin 2020, si një i tërë, “Statistics Canada” vëren se kërkesa e brendshme ra 4,5%, ndërsa të ardhurat e disponueshme të kanadezëve u rritën 10 % nga viti 2019./atsh