Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Kandidati i pavarur pro-palestinez George Galloway fiton zgjedhjet në Rochdale

1 vit më parë
in BOTA
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ish-deputeti laburist, George Galloway i cili kritikon hapur Izraelin për gjakderdhjen në Rripin e Gazës, ka fituar zgjedhjet e pjesshme në Rochdale, tregojnë rezultatet përfundimtare të shpallura të enjten mbrëma.

Galloway fitoi 12.335 vota, pothuajse 40 për qind të totalit me një shumicë prej 5.697 votash, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.

“Keir Starmer, kjo është për Gazën”, tha ai në fjalimin e tij të fitores, duke iu referuar qëndrimit shumë të kritikuar të liderit laburist mbi mizoritë e kryera nga ushtria izraelite në Gaza, të cilat kanë lënë më shumë se 30 mijë njerëz të vrarë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

“Do të paguani një çmim të lartë për rolin që keni luajtur në mundësimin, inkurajimin dhe mbulimin e katastrofës që po ndodh aktualisht në Gazën e pushtuar dhe në Rripin e Gazës”, shtoi Galloway.

Duke iu drejtuar më tej Starmerit, Galloway tha se fitorja e tij do të “shkaktonte një lëvizje, rrëshqitje masive, zhvendosje të pllakave tektonike, në një numër zonash parlamentare, duke filluar këtu në veri-perëndim, në West Midlands, në Londër, nga Ilford në Bethnal Green & Bow”.

“Laburistët janë në dijeni se kanë humbur besimin e miliona votuesve të tyre, të cilët me besnikëri dhe tradicionalisht votuan për ta brez pas brezi”, shtoi Galloway, duke iu referuar votuesve që mendojnë se Partia Laburiste nuk ka bërë thirrje për armëpushim për të ndaluar gjakderdhjen e panevojshme në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë votuesit muslimanë që tradicionalisht mbështesin partinë.

Galloway shtoi: “Kam dëgjuar disa fjalë që po qarkullojnë rreth këtij rezultati zgjedhor. Po, është e vërtetë, se çdo musliman është i zemëruar thellë me Keir Starmer dhe partinë e tij Laburiste. Por, do të ishit shumë budalla, nëse nuk do ta kuptonit se janë edhe miliona qytetarë të tjerë të vendit tonë”.

“Keir Starmer dhe Rishi Sunak janë dy faqe të kopertinës së njëjtë dhe për të dy u bë mirë se morën një flakaresh vërtet të merituar”, tha ai.

Zgjedhjet e parakohshme, kaotike

Zgjedhjet e pjesshme u thirrën pas vdekjes së deputetit laburist Sir Tony Lloyd për shkak të leukemisë në janar.

Fitorja e Galloway erdhi pasi Partia Laburiste tërhoqi mbështetjen dy javë më parë nga vetë kandidati i tyre Azhar Ali, i cili kishte pretenduar se Izraeli kishte lejuar sulmet e 7 tetorit nga Hamasi si pretekst për të pushtuar Gazën.

Ali është pezulluar nga partia në pritje të një hetimi mes akuzave antisemitiste.

Galloway tha se disa emra të deputetëve laburistë janë “zhytur në gjak” pas amendamentit të armëpushimit të partisë nga Partia Kombëtare Skoceze në fushatën e tij zgjedhore, kur disa deputetë ngritën shqetësime për sigurinë e tyre për shkak të qëndrimit të tyre pro-izraelit.

Humbja e mbështetjes së muslimanëve

Partia Laburiste është paralajmëruar nga anëtarët e saj muslimanë në fillim të shkurtit për qëndrimin e udhëheqjes së partisë në lidhje me Gazën, e cila i bëri jehonë politikave të qeverisë konservatore të Mbretërisë së Bashkuar.

Starmer ka refuzuar të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm “humanitar” deri vonë.

Rrjeti Musliman Laburist, i përbërë nga deputetë muslimanë, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkiakë dhe anëtarë të regjistruar të partisë, lëshoi një deklaratë duke nënvizuar përçarjen e thelluar midis partisë dhe bazës së saj tradicionalisht besnike muslimane.

Deklarata nënvizonte sondazhin e fundit që tregon një çarje të thellë midis Partisë Laburiste dhe votuesve muslimanë, duke përmendur përgjigjen e partisë ndaj sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza si një katalizator kryesor për zhgënjimin.

Dhjetëra këshilltarë laburistë muslimanë dhanë dorëheqjen nga partia në tetor, menjëherë pasi filluan sulmet izraelite, kurse në nëntor, të paktën 330 këshilltarë laburistë nënshkruan një letër duke i kërkuar Starmerit të mbështeste një armëpushim në Gaza.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

4 persona të vdekur në një sulm të armatosur në një shtëpi në Gjermani

Lajmi tjetër

Këto janë frutat më të shëndetshme sipas dietologëve

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM