Gjatë kontrolleve rutinë të 4 dhjetorit, policia gjermane ka arrestuar 18 persona, ku shumica ishin pa dokumenta të rregullta qëndrimi ose që kishin ndihmuar persona të tretë për të kaluar ilegalisht kufirin, shkruan foldrejt.com.
Mes të arrestuarve janë një familje tetëanëtarëshe afgane, si dhe një shofer 38 vjeçar nga Kosova dhe bashkëudhëtarin e tij 24 vjeç nga Shqipëria. Ky i fundit kishte pasaportë të rregullt shqiptare, por u verifikua se kishte qëndruar një javë më tepër sesa norma e lejuar në zonën Shengen. Të dy shqiptarët janë dërguar përpara autoriteteve të drejtësisë, pasi kosovari dyshohet se ka ndihmuar bashkëkombasin të futet ilegalisht në Gjermani.
Persona tjerët të arrestuar janë nga Siria.