Jemi në stinën më të nxehtë të vitit dhe këshilla më e mirë, është të pini sa më shumë ujë.
Por a po pini ju ujë mjaftueshëm?
Në fakt, kur bëhet fjalë tek sasia e ujit, ekspertët janë të ndarë në dy kahe. Disa mendojnë se s’kemi pse konsumojmë vazhdimisht ujë, por vetëm atëherë kur kemi etje.
Pjesa tjetër është e mendimit se kemi nevojë të pimë 1.5 – 2 litra ujë në ditë, ndërsa personat që merren me aktivitet fizik duhet të konsumojnë më shumë.
Kushtojini rëndësi këtyre shenjave të mëposhtme pasi mund të jenë tregues se trupi është dehidratuar:
– Lëkurë e thatë dhe e varur
– Erë e keqe e gogës
– Urinë në ngjyrë të errët dhe aromë jo të zakonshme
– Dhimbje koke
– Lodhje e vazhdueshme
Gjatë këtyre ditëve të nxehta, mbani gjithmonë me vete një shishe ujë.