Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas qëndrimit në Deçan, Junik, Gjakovë dhe Rahovec, karvani i vaksinimit sot do ta vazhdojë punën në Kaçanik dhe Han të Elezit.
Në këto dy komuna, sot qytetarët do të kenë mundësi shtesë për vaksinim kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë si organizatore e këtij aktiviteti, bashkë me IKSHPK dhe me mbështetjen e OBSH-së, Zyrës në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, meqë vaksinat janë mbrojtja më e mirë si kundër Gripit, ashtu edhe kundër COVID-19.
MSh ka siguruar doza përforcuese bivalente të vaksinës kundër COVID-19 që ofrojnë mbrojtje nga varianti Omicron, dhe të cilat qytetarët mund t’i marrin çdo ditë në njësitë e vaksinimit në QKMF në komunat e tyre, por edhe gjatë Karvanit të vaksinimit./FolDrejt/