Agjencia e turave turistike zvicerane Kuoni/Helvetic Tours, ka hedhur ofertat për vitin e ardhshëm. Mes destinacioneve që shfaqin interes janë udhëtime në SHBA, vizita mes Kanadës dhe Alaskës ku rritet edhe ariu i famshëm grizlis, Australia dhe Zelande e Re, vizita në Egjeun e Turqisë dhe shumë vende të tjera, njofton foldrejt.com.
Ajo që spikat te kjo agjensi turistike është se lajmin e fillon me fotografinë e rivierës shqiptare – Gjiri i Gjipesë – kjo pasi Shqipëria është një destinancion tjetër për t’u eksploruar nga kjo agjensi turistike.
“Tashmë falë fluturimeve të përjavshme mes Zvicrës dhe Shqipërisë të mundësuara nga Edelweiss, në Katalogun e Helvetic Tours mund të shikoni edhe plazhet magjepsëse të Shqipërisë”, shkruan mes tjerash në këtë agjensi./Foldrejt.com