Pas tre vitesh do organizohet Kupa e Botës në Katar. Tifozët që janë të lidhur ngushtë me kombëtaren e tyre kërkojnë edhe birrën. Katari nuk do vendosë barriera për alkoolin, megjithatë ka gjetur një metodë tjetër për të mundësuar pakësimin e konsumimit, informon foldrejt.com.
Vendi i pasur arab ka vendosur “taksën e mëkatit” prej 1 janarit 2019 që prek kryesisht produktet e alkoolit. Një pako birrash (24×0,33 litër) do kushtojë rreth 90 euro. Një shishe Gin do kushtojë rreth 80 euro. Pra litri do shkojë 11,36 euro. Në taksën e mëktatit janë të përfshira edhe pijet energjitike, cigaret dhe prodhimet e mishit të derrit.
Në fakt në Katar ka alkool të liçencuar në disa bare, diskoteka dhe hotele, megjithatë nëpër vendet publike është tërësisht e ndaluar. Kjo ka sjell një debat të gjërë në vendin arab.
Tifozët në respekt të traditave të vendit edhe gjatë KB 2022 duhet të evitojnë vendet publike në kohën kur do konsumojnë alkool. Nëse birra do lejohet nëpër stadione, është akoma temë e paqartë./Foldrejt.com