Deti Egje vijon të jetë mollë sherri mes Turqisë dhe Greqisë. Të mërkurën Stafi Gjeneral për Mbrojtjen Kombëtare në Greqi ka bërë të ditur se ka pasur 36 shkelje të hapësirës ajrore greke nga aeroplanët turq – konkretisht në verilindje, qendër dhe juglindje të Egjeut, shkruan media greke Kathimerini, përcjell foldrejt.com.
Poashtu një pjesë e madhe e aeroplanëve turq kanë qenë të armatosur.
Me Marrëveshjen e Lozanës 1923 thuajse të gjithë ishujt e Egjeut i mbetën nën kontroll Greqisë. Turqia e presidentit Rexhep Taip Erdogan ka bërë me dije se në 2023 mund të vijë deri te prishja e kësaj marrëveshjeje dhe marrjen e disa ishujve grek nga Turqia./Foldrejt.com