Korporata Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se për shkak të erërave të forta, të shoqëruara edhe me reshje shiu, janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.
Sipas njoftimit të KEDS-it, Gjakova dhe Prizreni mbeten zonat më të prekura, ndërkaq gjatë ditës situatë e njëjtë pritet t’i përfshijë edhe rajonin e Pejës, Drenasin, Skenderajn e gjer në Prishtinë.
“Ekipet e KEDS-it janë në terren që nga mbrëmë. Derisa një pjesë e madhe e dëmeve janë sanuar, KEDS-i po shton numrin e punëtorëve në terren, sipas nevojës, në mënyrë që në një afat optimal të sanojë dëmet e shkaktuara si rrjedhojë e këtyre kushteve atmosferike, dhe që furnizimi me energji elektrike për të gjitha këto zona të prekura t’i kthehet normalitetit”, thuhet në njoftimin e KEDS./FolDrejt/