KEDS ka njoftuar ndërtimin e linjës së re e cila është e gjatë mbi 60 kilometra në Gjakovë.
Sipas KEDS-it nga ky investim përfitojnë 10 mijë qytetarë, përcjell Fol Drejt.
“Dalja e Cermjanit që derivon nga qendra e qytetit të Gjakovës e shkon në drejtim të fshatrave malore që degëzohen në njërën anë në drejtim të Deçanit e në anën tjetër në drejtim të Klinës, tashmë është ndërtuar thuajse komplet e re.
Ky projekt përbëhet prej tre largpërçuesve-atij të Cermjanit, Becit dhe Erenikut. Të tri këto dalje janë shkrirë në një dalje të vetme dhe mbarojnë në fshatin Kralan të Gjakovës.
Kjo linjë është mbi 60 km e gjatë, përderisa 24 kilometra do të jetë nëntokësore. Në linjën nëntokësore, përskaj magjistrales Gjakovë- Prishtinë tashmë pusetat dhe elementet e tjera janë vendosur”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./FolDrejt/