Këmbanat ranë në Hiroshima të shtunën, teksa qyteti shënoi 77-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndërsa zyrtarët të lartë, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, paraljmërojnë për një garë të re armësh pas pushtimit rus të Ukrainës.
Kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, qyteti i të cilit këtë vit nuk e ftoi ambasadorin rus në ceremoni, ishtei mprehtë dhe kritik ndaj veprimeve ushtarake të Moskës në Ukrainë.
“Në pushtimin e Ukrainës, udhëheqësi rus, i zgjedhur për të mbrojtur jetën dhe pronën e popullit të tij, po i përdor ato si instrumente lufte, duke vjedhur jetën e civilëve në një vend tjetër”, tha Matsui.
“Kemi nevojë për një botë paqësore pa armë bërthamore. Të pranosh status quo-në dhe të braktisësh idealin e paqes të ruajtur pa forcë ushtarake është të kërcënosh vetë mbijetesën e racës njerëzore. “, tha ai.
Në orën 8:15 të mëngjesit të 6 gushtit 1945, avioni luftarak amerikan B-29 Enola Gay hodhi një bombë dhe fshiu qytetin me një popullsi të vlerësuar prej 350,000 banorësh. Mijëra të tjerë vdiqën më vonë nga lëndimet dhe sëmundjet e lidhura me rrezatimin.
Katastrofa e Hiroshimës u pasua nga bombardimi atomik i ushtrisë amerikane në Nagasaki më 9 gusht, duke vrarë në çast më shumë se 75,000 njerëz. Japonia u dorëzua gjashtë ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore./tch/