fbpx
  • TË FUNDIT
“Të mirat” dhe të “këqijat” e globalizimit ekonomik dhe liberalizimit të tregtisë ndërkombëtare

Keqkuptimet në lidhje me sistemin tregtar të OBT-së

28 Dhjetor, 2020
VIDEO/ Kjo është arsyeja pse u përjashtua Casemiro

VIDEO/ Kjo është arsyeja pse u përjashtua Casemiro

4 Shkurt, 2023
VIDEO/ Goli i Messit i cili e dërgoi PSG-në në tetë pikë para Marsejës

VIDEO/ Goli i Messit i cili e dërgoi PSG-në në tetë pikë para Marsejës

4 Shkurt, 2023
Nuk mund të flini? Ka disa metoda për ta zgjidhur problemin tuaj

Pse na duket sikur biem nga lartësia kur jemi në gjumë?

4 Shkurt, 2023
Padi gjyqësore ndaj Kinës rreth patentave teknologjik

Kina kërkon qetësi mbi balonën ‘spiune’ në hapësirën ajrore të SHBA

4 Shkurt, 2023
Turqia: Qytetarët tanë këshillohen të shmangin udhëtimet në rajonet kufitare të Ukrainës

Ministri i Jashtëm rus: Suedia po rrezikon ‘qëllimisht’ anëtarësimin e saj në NATO duke lejuar provokimet terroriste

4 Shkurt, 2023
Zëvendësimi i gazit rus në Evropë, sfidues në afat të shkurtër

Azerbajxhani planifikon që deri në vitin 2027 të dyfishojë eksportet e gazit

4 Shkurt, 2023
Prishtinë/Tenton ta rrëmbejë një person, arrestohet nga policia, konfiskohet një thikë dhe substanca narkotike

Më shumë se 2000 burra u arrestuan për organizimin dhe kryerjen e martesave të paligjshme të fëmijëve në Indi

4 Shkurt, 2023
Filloi festivali i borës në qytetin japonez të Sapporos

Filloi festivali i borës në qytetin japonez të Sapporos

4 Shkurt, 2023
Pas orës 22:00 ndërpritet ndriçimi i jashtëm i godinave në Shqipëri, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike

Denis Schmihal: Nuk ka energji elektrike në Odesa për shkak të dëmtimit të nënstacionit

4 Shkurt, 2023
Një adoleshente është vrarë nga një peshkaqen në lumin Swan në Australi

Një adoleshente është vrarë nga një peshkaqen në lumin Swan në Australi

4 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E diel, 5 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » Keqkuptimet në lidhje me sistemin tregtar të OBT-së

Keqkuptimet në lidhje me sistemin tregtar të OBT-së

2 vjet më parë
in EKONOMI, OP/ED, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 7 minuta lexim
“Të mirat” dhe të “këqijat” e globalizimit ekonomik dhe liberalizimit të tregtisë ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Fisnik N. Muça, Doktor i Shkencave Politike

Në lidhje me sistemin shumëpalësh të OBT-së janë paraqitur paqartësi dhe keqkuptime, që kanë ndikuar tek studiues të ndryshëm për të kritikuar mënyrën e funksionimit të saj dhe për të vënë në pikëpyetje rregullat dhe parimet. Duke u bazuar në publikimet e OBT-së, ekzistojnë sëpaku 10 keqkuptime apo paqartësi për sistemin tregtar të OBT-së, të cilat nëpërmjet fakteve dhe argumenteve hidhen poshtë. Në publikimin me titull “10 common misunderstandings about the WTO”, keqkuptimet kanë kryesisht të bëjnë me atë që:

Lexoni edhe..

Kosova (pa)republikë!

Shell ka një fitim vjetor rekord prej 40 miliardë dollarësh të lidhur me luftën në Ukrainë

Porosit Web Porosit Web Porosit Web
  • OBT-ja dirigjon politikat e shteteve anëtare;
  • Rregullat dhe parimet e OBT-së synojnë liberalizimin e tregtisë duke mos i marrë në konsideratë kostot me të cilat ballafaqohen shtetet anëtare;
  • Interesat tregtare janë më prioritare se sa zhvillimi ekonomik i shteteve;
  • Interesat tregtare janë më të rëndësishme se sa mjedisi jetësor;
  • Interesat tregtare sundojnë mbi shëndetin dhe sigurinë;
  • OBT-ja ndikon në shkatërrimin e vendeve të punës dhe rritjen e shkallës së varfërisë;
  • Shtetet e vogla kanë ndikim të ulët në vendimmarrje në OBT;
  • OBT-ja është mjet që lobingjet e shteteve të ndryshme të përfitojnë;
  • Vendet e varfëra janë të detyruara të anëtarësohen në OBT; si dhe
  • OBT-ja është jodemokratike.

Stiglitz mban qëndrimin që ligji ndërkombëtar i OBT-së është një ligj jo i kompletuar sa i takon tregtisë, pasi që rregullat e saj dalin si rezultat i “pazarllëkut” mes shteteve të pasura dhe atyre të varfëra, “pazarllëk” në të cilin shtetet e pasura kanë epërsi. Edhe ish kryeministri i Malajzisë Mahatir Muhamed tregtinë e cila realizohet në kuadër të rregullave dhe parimeve të OBT-së e quan një tregti e cila prodhon valuta në miliarda për vendet e pasura, kurse tek vendet e varfëra kjo vetëm thellon edhe më tepër papunësinë, ku njerëzit humbin punën, rrezikojnë sigurinë e ushqimit dhe shëndetit, bile ndonjëherë edhe jetën.

Sa i takon asaj që OBT-ja dirigjon politikat e shteteve anëtare dhe duke u bazuar ne legjislacionin e kësaj organizate dhe në marrëveshjet e nënshkruara, mund të themi që OBT-ja është organizatë e cila administrohet dhe udhëhiqet nga qeveritë e shteteve anëtare. Negociatat mes shteteve çojnë deri në derivimin e rezultateve të marrëveshjeve mes qeverive të shteteve anëtare, rregulla të cilat njëkohësisht kanë miratimin e parlamenteve të shteteve. Duke marrur parasysh faktin që marrëveshjet merren me konsensus të të gjithë anëtarëve, mund që të merret qëndrim që OBT-ja është një sistem tregtar shumëpalësh që është i bazuar kryesisht në parimet demokratike dhe mirë të analizuara. Marrëveshjet e OBT-së në realitet janë marrëveshje të cilat shtetet veçse i kanë pranuar, andaj pas miratimit të tyre dhe hyrjes në fuqi, kërkohet që ato të respektohen nga vendet anëtare konform rregullativës së OBT-së. E vërteta e këtij keqkuptimi është që: Qeveritë e shteteve anëtare janë ata që kontrollojnë dhe dirigjojnë sistemin shumëpalësh të tregtisë, kurse puna e Sekretariatit të OBT-së është që të jep përkrahje administrative dhe teknike, si për OBT-në, poashtu edhe për implementuesit e parimeve të OBT-së nga shtetet anëtare.

Fakti që parimet dhe rregullat e OBT-së janë në shërbim të liberalizimit të tregtisë, jodomosdoshmërisht nënkupton që shtetet duhet të reduktojnë apo eliminojnë tërësisht tarifat doganore. Në këtë rast vinë në shprehje negociatat mes shteteve anëtare dhe interesat e përbashkëta, ku bisedohet se sa duhet të ulen barrierat doganore, që të mos ndikojnë negativisht në ekonomitë e shteteve anëtare.  Të gjithë rregullat e OBT-së që kanë dalur si rezultat i marrëveshjeve, mundësojnë të ketë një hapsirë të konsiderueshme kohore për të liberalizuar tregtinë nëpërmjet eliminimit apo uljes të tarifave doganore. Ekspertët dhe analistët të cilët merren me këto çështje, llogarisin të gjithë efektet negative me të cilat mund të ballafaqohen vendet në zhvillim dhe vendet e varfëra. Këta analiza dhe studime, u dorëzohen shteteve të cilat nuk kanë përvojë në këtë aspekt, për t’u treguar se si duhet të mbrojnë prodhuesit vendor dhe se si qeveria duhet të reagojë në raste kur dëmtohet ekonomia kombëtare.  Një rast i tillë është me çmime të ulëta të importit, të cilat llogariten si jo të drejta, andaj në këtë rast veprohet me masat antidumping apo ato të cilat kanë të bëjnë me kontrollin e subvencioneve të eksportit. Sa i takon këtij keqkuptimi mund të thuhet se: OBT-ja nuk është me çdo kusht për liberalizim të tregtisë, por që rëndësi më të madhe kanë parimet e sistemit tregtar të OBT-së siç janë: jodiskriminimi dhe krijimi i kushteve të nevojshme për një tregti stabile, transparente dhe të parashikueshme.

“Marrëveshjet përfshijnë shumë dispozita që veçanërisht shkojnë në llogari të interesave të shteteve në zhvillim” , andaj edhe reagimi i mendimtarëve që interesat tregtare të OBT-së janë më të rëndësishme se zhvillimi ekonomik është i pabazë, pasi që rregullat e OBT-së nxisin rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shteteve. Në fakt, pikëprerja mes interesave tregtare dhe zhvillimit ekonomik është ajo çka më së shumti kërkohet që të arrihet.

Preambula e Marrëveshjes së Marakeshit për themelim të OBT-së, mes shumë objektivave të tjera, përfshin edhe shfrytëzimin optimal të resurseve botërore, duke nxitur zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Rasti kur lejohet përdorimi i subvencioneve është pikërisht mbrojtja e ambientit jetësor. “Objektivat për mjedisin jetësor janë të pranuara në mënyrë të veçantë në marrëveshjet e OBT-së që kanë të bëjnë me standardet e produkteve, sigurinë e ushqimit, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, etj.”  Klauzolat kyçe në marrëveshjet e GATT-it, e më pastaj të OBT-së, u lejojnë qeverive të ndërmarrin veprime për të mbrojtur shëndetin njerëzor, kafshët dhe botën bimore. “Rregulloret e sigurisë nuk duhet që të jenë hapa të fshehura të proteksionizmit”. Kriteret të cilat janë vendosur nga ana e OBT-së në aspekt të aplikimit të masave mbrojtëse në aspekt të mjedisit jetësor, sigurisë dhe standardeve, duhet të jenë të bazuara në kërkime shkencore apo në standarde të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht. Codex Alimentarius, është një shembull konkret i standardeve të cilat rekomandohen të përdoren për sa i përket sigurisë së ushqimit, që përdoren edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë(WHO).

Skeptikët e OBT-së, janë të shqetësuar për ndikimin e globalizimit të tregjeve në punët e tyre dhe gjendjen e botës, duke vënë në pikëpyetje rolin e OBT-së në një botë shumëdimensionale dhe me shumë probleme. Andaj, sipas autorit Jones , “ata janë pjesë e grupeve të ndryshme, të cilët kanë interesa dhe prioritete ekonomike dhe jo-ekonomike. Për shembull disa janë të shqetësuar për humbjen e  punës së tyre si rezultat i konkurrencës ndërkombëtare; të tjerë kanë fabrika dhe asete kapitale të cilat kërcënohen nga importi”. Gjithashtu kritika jepen edhe në aspekt të asaj që OBT-ja vepron padrejtësisht duke mos monitoruar të drejtat njerëzore dhe standardet e punës. “Puna e fëmijëve dhe fabrikat e tekstilit ku janë të punësuar punëtor me paga të ulëta (sweatshops) janë praktika të punës të cilat dënohen rreptësisht. Janë të përhapura në ekonominë botërore dhe fatkeqësisht janë fakt i jetës së përditshme në pjesën më të madhe të shteteve të varfëra” . Është e vërtetë që lidhja mes tregtisë dhe punësimit është shumë e ndërlikuar, njëlloj sikurse që janë të ndërlidhura tregtia dhe drejtësia. Shtetet me ekonomi të fuqishme që kanë qëndrueshmëri ekonomike afatgjate, kanë më shumë kapacitet për të hapur vende të reja të punës, që mbase  nuk është i njëjti realitet në vendet në zhvillim dhe tek ato më pak të zhvilluara, ku numri i vendeve të punës është shumë i vogël, sidomos në sektorin privat. Kompanitë eksportuese kanë kapacitetet që të rrisin numrin e vendeve të punës apo këta të punësuar në këto sektorë kanë një siguri më të madhe në aspekt të vendit të punës dhe kryesisht paguhen mirë. Sipas publikimit të OBT-së, “afro 1.1 miliardë njerëz akoma jetojnë në varfëri, studim ky i bërë nga Banka Botërore, që tregton se liberalizimi i tregtisë qysh pas Luftës së Dytë Botërore ka kontribuar që miliarda njerëz të dalin nga varfëria. Ky hulumtim gjithashtu tregon që është e pavërtetë të thuhet që liberalizimi ka rritur pabarazinë”. E vërteta është që vende pune mbyllen, kurse të tjera hapen, ndërsa sa i takon varfërisë është vështirë të thuhet që kjo normë është ulur, sidomos duke parë mënyrën e jetesës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Gjithsesi, OBT-ja nuk është shkaktare e këtyre ndodhive, por që varfëria dhe humbja e vendeve të punës ka ekzistuar gjithmonë.

Ideja që shtetet e vogla dhe ato të “pafuqishme” nuk kanë të drejtë në vendimmarrje në OBT, duke u bazuar në rregullat dhe parimet e OBT-së është e pavërtetuar. Duke patur parasysh izolimin e shteteve të vogla dhe të varfëra, me anëtarësimin në OBT marrin të drejtën për të negociuar dhe për ndërmarrë veprime kundër partnerëve të fuqishëm tregtar. Edhe pretendimi që OBT-ja është mjet i lobingjeve dhe kompanive të fuqishme mbetet i pavërtetuar. Mund  të ndodhë që pjesëmarrësit në takimet të OBT-së të kenë interesa në këtë aspekt, por duke u bazuar në rregulloret me të cilat zhvillohen takimet në OBT, qeveritë pikërisht shfrytëzojnë këto takime për të kontrolluar presionin i cili mund të vjen nga lobingje të shteteve të ndryshme në shtetin e tyre.

Asnjë shtet nuk është i detyruar të anëtarësohet në OBT, por janë interesat e shteteve dhe pjesëmarrja në arenën ndërkombëtare të tregtisë, që hapin debate mes zyrtarëve të lartë dhe ekspertëve për të marrë vendim për anëtarësim apo mosanëtarësim në OBT. Çdo shtet ka për synim që të përfitojë ekonomikisht nga anëtarësimi duke negociuar në formë shumëpalëshe me shtete në aspekt të partneritetit të tregtisë. Negociatat dhe marrëveshjet dypalëshe shpeshherë rezultojnë në favor të shtetit më të fuqishëm, kurse shtetet e vogla pas anëtarësimit në OBT rrisin fuqinë e tregut duke formuar aleanca me shtete me të cilat kanë interesa të përbashkëta. Duke u bazuar në gjithë këtë, mund  të themi që OBT-ja është një organizatë demokratike, ku vendimet merren me konsensus, të ratifikuara nga parlamentet e shteteve anëtare.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Economist”: Regjistrimi do të nxjerrë 1.5 milionë banorë

Lajmi tjetër

Haziri: S’kemi komoditet si partitë tjera për emër të presidentit e kryeministrit

Të ngjajshme

Kosova (pa)republikë!
KRYESORE

Kosova (pa)republikë!

2 Shkurt, 2023
Shell ka një fitim vjetor rekord prej 40 miliardë dollarësh të lidhur me luftën në Ukrainë
LAJME

Shell ka një fitim vjetor rekord prej 40 miliardë dollarësh të lidhur me luftën në Ukrainë

2 Shkurt, 2023
Duart e përgjakura të Vuçiqit, e pengojnë ta njoh Kosovën
OP/ED

Atlete për markën kosovare – Koshtunica & Vuçiq

2 Shkurt, 2023
Personat me aftësi të kufizuara s’i morën pensionet e korrikut
KRYESORE

Kryeministri Kurti publikon infografikën e rritjes së pagave sipas koeficientit të ri, ish kryetari i Odës Ekonomike: Është manipuluese

1 Shkurt, 2023
Lajm i mirë për studentët, hapet aplikimi për mbështetjen prej 100 eurosh
KRYESORE

Vlera e koeficientit të pagave prej 105 eurosh, “tallje e radhës e qeverisë me sektorin publik”

1 Shkurt, 2023
Asociacioni i Komunave organizon takim urgjent, shkak mosekzekutimi i pagave për mësimdhënës
EKONOMI

Sot zbulohet misteri, sa do të jetë vlera e koeficientit të pagave

1 Shkurt, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • VIDEO/ Kjo është arsyeja pse u përjashtua Casemiro 4 Shkurt, 2023
  • VIDEO/ Goli i Messit i cili e dërgoi PSG-në në tetë pikë para Marsejës 4 Shkurt, 2023
  • Pse na duket sikur biem nga lartësia kur jemi në gjumë? 4 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}