Deputetë të parlamentit grek kanë marrë thirrje kërcënuese rreth votimit të sotëm për mocionin e kryeministrit Aleksis Cipras (Syriza). E gjitha lidhet me pozicionet e këtyre deputetëve në favor të çështjes maqedonase, shkruan tagsschaue.de.
Mes të kërcënuarve janë disa deputetë dhe familjet e tyre. Deri tani policia greke ka arrestuar katër persona, që mendohen se qëndrojnë pas këtyre kërcënimeve. Ata akuzojnë deputetët pro-Cipras se po tradhtojnë Maqedoninë.
70 përqind e grekëve kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës. Poashtu, sipas anketës së fundit të publikuar në “Kathimerini” partia opozitare ND është 15 pikë përpara Syriza./Foldrejt.com