Një person i dyshuar për kanosje është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur pas mesnatës, transmeton Fol Drejt.
Në raportin e policisë thuhet:
“Fsh. Dardhishtë, Obiliq 19.03.2022 – 00:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me veturë, është kanosur me sëpatë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtjen. Rasti procedohet në procedurë hetimore.”/FolDrejt/