Ukrainasit kanë nënshkruar peticionin drejtuar vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut për të caktuar vendin e tyre si zonë të ndalim-fluturimit për avionët rusë.
Qytetarë të shumtë, deputetë dhe anëtarë të këshillave rajonalë të Rivnes, Khersonit, Khmelnytskyt, Chernivtsit, Dnipropetrovskit, Ivano-Frankivskit, Volynit dhe Mykolayivit iu drejtuan krerëve të shteteve dhe parlamenteve të vendeve anëtare të NATO –s që të ndërhyjnë në Ukrainë.
Në peticionin e tyre ata i kërkojnë vendeve anëtare të NATO-s që të mbështesin kërkesën e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për të mbyllur qiejt mbi Ukrainën.
Mbledhja e nënshkrimeve të banorëve të Zaporizhias, Luhanskit, Rivnes, Ternopil dhe Bukovynas janë duke u mbledhur aktualisht./FolDrejt/