Të qenët të shëndetshëm dhe në paqe me vetveten është çelësi me të cilin i hapen njeriut dyert drejt një jete të lumtur.
Aktivitetet e thjeshta fizike, të ushqyerit e kujdesshëm, vlerësimi i gjërave të çmuara dhe hedhja prapa krahëve e elementeve negative mund të ndikojnë drejt një jete të begatë për njeriun.
Në vazhdim gjeni disa prej këshillave me të cilat njeriu mund t’ia sigurojë vetes një lumturi solide në jetë:
PER TE QENE TE LUMTUR
- Pini shumë ujë.
- Hani më shumë në mëngjes, mesatarisht në drekë dhe më pak në darkë.
- Hani më shumë ushqim të rritur në pemë dhe bimë, dhe më pak ushqim të prodhuar në fabrika.
- Mos vendosni asgjë brenda vetes.
- Ndami kohë për adhurim dhe lutje.
- Uluni të qetë për të paktën 10 minuta çdo ditë.
- Bëni gjumë të rregullt.
- Bëni një shëtitje për 10-30 minuta çdo ditë. Dhe buzëqeshni ndërsa ecni.
- Mos e krahasoni jetën tuaj me atë të njerëzve të tjerë. Ju nuk e keni idenë se si është udhëtimi i tyre.
- Mos keni mendime negative që nuk mund t’i kontrolloni. Në vend të kësaj, shpenzoni energjinë tuaj për momentin, vlerësoni dhe shijoni çdo moment që merrni frymë.
- Zbuloni bukurinë e thjeshtësisë.
- Mos e merrni jetën shumë seriozisht. Mos harroni se ju jeni të vdekshëm.
- Mos e humbni energjinë tuaj të çmuar duke folur për të tjerët.
- Shmangni hipokrizinë.
- Xhelozia, zilia është humbje kohe. Ju tashmë keni gjithçka që ju nevojitet.
- Harrojini çështjet e së kaluarës. Mos u kujtoni njerëzve gabimet e tyre të së kaluarës. Kjo do të prishë lumturinë tuaj aktuale.
- Jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohë duke mbajtur mëri ndaj dikujt. Mos urre askënd.
- Bëni paqe me të kaluarën tuaj në mënyrë që ajo të mos prishë të tashmen.
- Mos harroni se jeta është një shkollë dhe ne jemi këtu për të mësuar. Problemet janë pjesë e një programi edukimi që vjen e shkon si algjebër, por mësimet që marrim vazhdojnë për gjithë jetën.
- Buzëqeshni më shumë dhe përpiquni të jeni pozitiv.
- Nuk duhet të fitoni çdo beteje. Rri i te qete edhe nëse nuk jeni dakord.
- Vizitonin ose telefononi shpesh familjen tuaj.
- Jepni diçka të mirë të tjerëve çdo ditë. Buzëqeshje, falenderim, kompliment, ndihmë, mbështetje, moral…
- Falni të gjithë për gjithçka.
- Ndani kohë per njerëzit mbi 70 dhe nën 6 vjeç.
- Buzëqeshni të paktën me 3 persona në ditë dhe pershendetni dike që nuk e njihni.
- Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju.
- Bëni gjënë e duhur dhe mos u pendoni për ate qe keni bere . Çfarëdo që të ndodhë apo të mos ndodhë, është për të mirën tonë!
- Përpiquni të qëndroni larg çdo gjëje që nuk është e dobishme, e bukur apo e gëzueshme.
- Zoti shëron gjithçka, edhe nëse nuk e kuptojmë tani, gjithçka që përjetojmë është për të mirën tonë.
- Pavarësisht nëse një situatë është e mirë apo e keqe, ajo do të ndryshojë disi. Pranojeni situatën.
- Pavarësisht se si ndiheni, ngrihuni, vishuni dhe paraqituni ne shoqeri. Mos u mbyllni në shtëpi.
- Më e mira nuk ka ardhur ende.
- Falenderoje Zotin që u zgjuar i gjallë në mëngjes.
- Përshpirtshmëria juaj është gjithmonë lumturia juaj. Kujdesuni për ndjenjat tuaja. Besoni, lutuni, bëni atë që është e nevojshme dhe lëreni pjesën tjetër në rrjedhën hyjnore..