Këshilltari i Kryeparlamentarit Glauk Konjufca – Feim Tahirsylaj, ka thënë se ambasadori i Somalisë Amb. Jama A Mohamed, e ka demantuar “bindshëm ministrin e propagandës së Millosheviqit”, shkruan Fol Drejt.
Beogradi zyrtar në krye me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka propaganduar së fundi se disa shtete i kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës.
“Sa u përket këtyre “Fake News” rreth “çnjohjeve”, ambasadori i Somalisë demantoi bindshëm ministrin e propagandës së Millosheviqit por edhe disa media të Kosovës që kujdestarojnë për t’i publikuar me pompozitet gënjeshtrat e Vuçiqit.
“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar në tweetin e tij ambasadori somalez, Jama A Mohamed” – ka shkruar Tahirsylaj në llogarinë e tij në Facebook./FolDrejt/